Kendrick Lamar ka befasur fansat me lansimin e albumit të ri “GNX” të premten.
Reperi fitues i çmimit Pulitzer fillimisht publikoi një video një-minutëshe duke ngacmuar fansat e më pas lansoi albumin me 12 këngë.
Është ky albumi i gjashtë i Lamarit.
Për 37-vjeçarin viti po mbyllet në mënyrën më të mirë. Më herët, lansoi disa këngë që sulmuan reperin kanadez Drake, hite që i siguruan Lamarit shtatë nominime për Grammy. “Not Like Us” dhe “Like That” ishin ‘dissat’ shpërthyes të tij.
Albumi i ri nuk përmban ‘dissat’ ndaj Drake, por përmban këngën “Heart Pt 6” që i dedikohet Drake, i cili në maj pati publikuar “The Heart Part 6”.
Albumi është i disponueshëm në Apple Music.
Lamari do të interpretojë në Super Bowl vitin e ardhshëm.