Showbiz

Kendrick Lamar, artisti kryesor në Super Bowl 2025

Kendrick Lamar

Reperi i njohur Kendrick Lamar do të performojë pas pjesës së parë të “Super Bowl 2025”.

Ylli 37-vjeçar i muzikës synon që përmes performancës së tij në ngjarjen vjetore më të ndjekur në Amerikë, t’i tregojë botës pse muzika rap ka ndikim kaq të madh, raportoi të hënën “Female First”.

Pjesëmarrjen e tij në “Super Bowl” e ka njoftuar vetë Lamar përmes një postimi në Instagram.

“Muzika rap është ende zhanri më me ndikim deri më sot dhe unë do të jem atje për t'i kujtuar botës pse e zgjodhën të duhurin”, ka deklaruar ai. 

“Super Bowl” do të mbahet më 9 shkurt 2025 në New Orleans.

Ndonëse ka performuar edhe më parë në këtë event, do të jetë hera e parë që Kendrick do të jetë artisti kryesor i mbrëmjes. 

Më 2023, Rihanna ishte performuesja kryesore e mbrëmjes në këtë ngjarje sportive, ndërsa një vit më pas artisti Usher.