Showbiz

Kendall Jenner u përball me probleme të shëndetit mendor

Kendall Jenner

Kendall Jenner

Modelja e mirënjohur, Kendall Jenner, ka kaluar dy muaj të vështirë pasi po përballej me probleme të shëndetit mendor.

 

Ajo ka treguar rreth përvojave të saj jetësore me gjendje të ndryshme të shëndetit mendor, si atakët e panikut, në një intervistë që ka dhënë të enjte për revistën Vogue.

Kendall Jenner në revistën Vogue

“Nuk e kuptoj pse të mos jem e sinqertë për këtë. Tani po ndihem shumë stabile në karrierën time, kam shumë shpresë. Por kam kaluar dy muaj të vështirë. Nuk kam qenë vetvetja dhe shokët e mi e kanë parë se jam më e mërzitur se zakonisht. Jam më nervoze se zakonisht. Prandaj s’dua të bëhem sikur gjithçka është perfekt. Kjo është jeta, ndjenjat gjithnjë do të më ndryshojnë”, ka thënë Kendall.

Kur është pyet se çfarë mund të ketë ndodhur që ajo po ndihet kështu, apo çfarë është shkaktari i gjendjes së saj, ajo është përgjigjur duke thënë se po ndodh rikthimi i planetit Saturn, një rit astrologjik që ndodhë një herë në 29.5 vjet, gjë që sipas saj sinjalizon ndryshimet e mëdha në jetë.

“Unë zakonisht stresohem dhe dëshiroj të kontrolloj gjithçka, kjo më ndodhë natyrshëm. Kjo është një periudhë tranzicionale për mua, tani jam 28 vjeçe dhe mendoj se jam në fazën kur Saturni bën rikthimin”, ka thënë ajo.
 

Kendall Jenner në revistën Vogue

Sidoqoftë ajo po shpreson që t'i tejkalojë problemet emocionale kur të bëhet 30 vjeçe.

“Emocionalisht jam shumë e lodhur dhe po shpresoj që kjo lodhje të përfundojë kur të bëhem 30 vjeçe”, ka thënë modelja duke shtuar se ka krijuar metoda për tejkalimin e atakëve të panikut, si meditimi dhe frymëmarrja e thellë, pasi i kanë ndodhur në të kaluarën.

Ajo ka shtuar gjithashtu se i duhet të qëndrojë aktive sepse kjo i ndihmon për shëndetin mendor.