Këngëtarja e mirënjohur, Kelly Clarkson, ka treguar se nuk ka humbur peshë duke përdorur ilaçin e diabetit “Ozempic”.
“Ilaçi im nuk është ai që mendojnë njerëzit, por përfundova duke u detyruar ta përdor një tjetër ilaç, i cili shpërbën sheqernat, sepse trupi im nuk e bën siç duhet. Të gjithë mendojnë se është Ozempic, por nuk është”, ka thënë Kelly, duke i treguar aktores Whoopi Goldberg, e cila po ashtu ka përdorur ilaçe për të humbur peshë, shkruan SkyNews.
“Doktori më ka rekomanduar ta përdorë dhe nuk kam pranuar sepse frikësohesha pasi tashmë kisha probleme me gjëndrën tiroide dhe isha e frikësuar”, ka shpjeguar tutje këngëtarja.

42-vjeçarja e pranoi se ishte aq keq sa mund të vdiste nga ndonjë sulm në zemër, para se të fillonte transformimin trupor, përmes së cilit humbi 27 kilogramë.
Whoopi pastaj tregoi se peshonte 136 kilogramë dhe e pa se duhej të bënte diçka në mënyrë që të humbte peshë.
“Dukesh mrekullueshëm dhe më vjen mirë që po ndihesh ashtu”, i tha Kelly.
Kelly vendosi të humbte peshë pasi doktori i kishte thënë se është paradiabetike. Ajo ka dy fëmijë me ish-partnerin e saj Brandon Blackstock.
Video: