Këngëtarja amerikane Kelly Clarkson ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet jurisë në spektaklin “American Idol”, pas daljes së këngëtares Katy Perry, e cila ishte anëtare e kësaj jurie për një kohë të gjatë.
“Jo. Jo. Nuk mund ta bëj këtë, vetëm sepse u kam premtuar fëmijëve të mi, ju kam thënë se do të jem pranë tyre sa më shumë që ta kem të mundur. Ky spektakël do të më çonte në Los Angeles dhe prandaj me duhet të lija spektaklin ‘The Voice’, ekipin e të cilit e doja dhe mungojnë shumë”, ka thënë Clarkson për Entertainment Tonight.
Këngëtarja që udhëheq emisionin e saj, të cilin së fundmi e ka zhvendosur në qytetin e New Yorkut, pati thënë se ka mësuar të mos bëj shumë punë përnjëherë.
“Kam mësuar shumë rreth faktit se çfarë kam kapacitet të përballoj si dhe çfarë nuk do të duhet të përballoj. Unë i thash mirupafshim punës që pata në ‘The Voice’ dhe bëra këtë shpërngulje të madhe. E dua stafin me të cilin punoja, por kisha shumë vështirësi dhe nuk po qeshja më”, pati treguar Clarkson.
Ndër të tjera ajo ka thënë se donte të bënte një stil jete me të thjeshtë bashkë me fëmijët, të cilëve ka thënë se iu pëlqen të dalin çdo ditë në park duke shijuar praninë e njëri-tjetrit.
“Ata që janë prindër e dinë se këto momente zgjasin deri në atë moment kur fëmijët nuk duan më të rrinë me prindërit. Kjo është arsyeja pse nuk dua të punoj në jurinë e ‘American Idol’, janë fëmijët e mi”, ka thënë ylli.