Showbiz

Keira Knightley pjesë i trilerit “Black Doves” në Netflix

Keira Knightley

Keira Knightley - skenë nga "Black Doves"

Një spiune dhe një vrasës me pagesë bëhen bashkë në kohë Krishtlindjesh për ta zbardhur një vrasje. Tingëllon si fillimi i një shakaje, por në fakt është tema që shtjellon seriali i ri i Netflixit me titull “Black Doves”. 

Në këtë projekt aktorja e njohur britanike Keira Knightley vjen në rolin e kryepersonazhit, Helen, një spiune e cila punon për një agjenci të fshehtë me emrin “Black Doves”. 

Ajo kërcënohet nga një rrezik potencial kur i dashuri i saj vritet. Aktori Ben Whishaw e portretizon vrasësin me pagesë, Sam, i cili ka histori të kaluar me Helenën dhe që vjen për të ndihmuar në mbrojtjen e saj. 

Kjo është hera e parë që Knightley dhe Whishaw bashkëpunojnë në ekran të madh. Regjinë e serialit e ka bërë Joe Barton dhe me role vijnë edhe aktorët, Sarah Lancashire, Andrew Koji, Omari Douglas dhe të tjerë.

Trileri më i ri i platformës gjigante Netflix ka filluar të transmetohet nga 5 dhjetori.

VIDEO: