Film

Keanu Reeves më në fund gjen lumturinë

Keanu Reeves

Foto: Associated Press

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Keanu Reeves, është parë duke u puthur me të dashurën Alexanda Grant, e cila shkoi ta vizitonte në sheshxhirim, dhe duket se më në fund ka gjetur lumturinë, raporton Daily Mail.

Ylli i filmit “Matrix” dhe artistja u panë se janë të lumtur nën praninë e njëri-tjetrit, gjatë xhirimeve të filmit “Good Fortune”, një komedi amerikane, që u shkrua nga regjisori Aziz Ansari, i cili po ashtu aktron bashkë me Keanus, Seth Rogenit e Keke Palmerit.

Keanu Reeves dhe Alexandra Grant në shesh xhirim

Keanu Reeves dhe Alexandra Grant në shesh xhirim

Kjo gjë i bëri adhuruesit e mediat të shkruajnë fjalë të mira, pasi që Keanu ka përjetuar shumë tragjedi e zemërthyerje të njëpasnjëshme përgjatë jetës së tij.

Alexandra është e dashura e tij e parë që kur Keanut i kishte vdekur ish-partnerja, Jennifer Syme, në një aksident me veturë në vitin 2001, pas më pak se një muaji pas lindjes së bebes së vdekur, të cilën e pati me Keanun.

Keanu e Jennifer ishin bashkë nga viti 1998. Në 1999 ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre Ava, e cila po ashtu kishte vdekur kur ishte 8-muajshe.

Alexanda e Keanu janë njohur në një ndejë në vitin 2009 dhe kanë bashkëpunuar në dy libra para se të bënin lidhjen e tyre zyrtare në vitin 2019.

Në vitin 2011 Keanu ka shkruar librin “Ode To Hapines”, ilustrimet e të cilit i bëri Alexandra.

Më vonë në vitin 2016 ata patën një bashkëpunim të ngjashëm pasi aktori shkroi librin “Shadows”

Përgjatë muajit mars, Keanu pati folur rreth lidhjes së tij më Alexandran në revistën People, pasi ai tregoi rreth një momenti intim që pati me të.

Çifti e mban lidhjen e tyre shumë private dhe rrallë ndanë detaje publikisht.

“Dashuria në çdo nivel është shumë më rëndësi për mua”, pati thënë Alexandra pasi ishte pyetur rreth martesës me aktorin në vitin 2020.