Showbiz

Katie Holms mohon se Tom Cruise ka krijuar fond për vajzën e tyre

Katie Holmes

Katie Holmes

Aktorja, Katie Holmes, ka mohuar raportimet se ish-bashkëshorti i saj, Tom Cruise, ka krijuar një fond milionësh për vajzën e tyre, Suri Cruise. 
Daily Mail, ditë më parë, ka raportuar se Suri kishte arritur statusin e milioneres pasi një fond parash, i cili supozohet se ishte krijuar nga Tom Cruise, kishte “hyrë në fuqi” kur ajo mbushi 18 vjeç në muajin prill. Artikulli gjithashtu përmendi një tjetër fond parash të krijuar  nga Holmes, ka shkruar HuffPost.

Si përgjigje rreth kësaj çështje, Holmes, ka bërë një postim në Instagram, ku ndau një “screenshot” të artikullit dhe e cilësoi si “plotësisht gënjeshtër”. 
Ajo e ka kritikuar Daily Mailn për shpikjen e historive të tilla dhe ka shkruar: “Mjaft” në përshkrimin e postimit.

“Daily Mail ndaloni së trilluari çështje”, ka shkruar tutje Holmes.

Holmes dhe Cruise u martuan në vitin 2006 dhe më pas lindën Suri në të njëjtin vit. Ata u ndanë në vitin 2012 pas gati gjashtë vjetësh martesë. Gjatë viteve, Tom Cruise ka pasur një marrëdhënie të ndarë me Surin, dhe 18-vjeçarja ka vendosur të heqë mbiemrin e tij, duke përdorur emrin “Suri Noelle” gjatë diplomimit të saj në shkollë, një emër që është referencë për emrin e mesëm të Holmes. 
Megjithatë, nuk dihet nëse ajo ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin.

Holmes ka mbajtur vajzën e saj larg vëmendjes së medias për shumë vite. Në një intervistë në prill 2023 me revistën Glamour, ajo pati folur për dëshirën e saj për ta mbrojtur Surin nga syri publik.
“Ajo që ka qenë shumë e rëndësishme për mua dhe vajzën time është mbrojtja e saj, sepse ajo ka qenë shumë e shfaqur në publik që kur ishte e vogël.”

Tom dhe Suri

LEXO EDHE:

Vajza e Tom Cruiset bëhet milionere brenda natës - KOHA.net