Showbiz

Kanye West tërheq kërkimfaljen për deklaratat antisemitike dhe e quan veten nazist

Kanye West

Kanye West

Foto: Associated Press

Kanye West e ka tërhequr kërkimfaljen që bëri në vitin 2023 për deklaratat e tij antisemitike, ndërsa deklaroi se ai ishte një nazist dhe shprehu dashurinë për Adolf Hitlerin. 

“Asnjëherë nuk do të kërkoj falje për komentet e mia për hebrenjtë”, ka thënë ai në një postim në platformën X. 

Deklaratat e tashme të tij janë në kundërshtim me faljen që ai kërkoi më 2023 pasi u kritikua ashpër për gjuhën që përdori kundër hebrenjve dhe pro nazistëve. Në kërkimfalje shkruante se “nuk ishte qëllimi im të ofendoj apo përul, dhe shprehi thellësisht keqardhje për çdo dhimbje që kam shkaktuar”. 

Përgjatë viteve, reperi amerikan kishte përmendur disa herë se ishte bipolar, por tani ka thënë se ishte diagnostikuar gabimisht atëherë dhe se tani diagnoza e tij tregon se është me autizëm.