Showbiz

Justin Timberlake u flet fansave për arrestimin e tij

Timberlake

Justin Timberlake ka pohuar se ka qenë “javë e vështirë” pasi u arrestua për vozitje në gjendje të dehur.

Duke iu adresuar fansave në një koncert në Chicago të premten, këngëtari i falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë.

Ylli 43 vjeç u arrestua të martën pasi nuk u ndal para një shenje “stop-i” dhe nuk qëndroi në anën e duhur të rrugës, shkroi BBC. 

Në performancën e parë pas ngjarjes, Timberlake i tha turmës: “Ka qenë javë e vështirë”.

“E di se nganjëherë jam i vështirë për t’u dashur, por ju vazhdoni të më doni dhe unë ju dua edhe ju”, ka thënë këngëtari.