Showbiz

Justin Timberlake ndërpret këndimin që të di a është mirë një adhuruese në koncert

Justin Timberlake

Momenti kur Justin Timberlake ka thirrur rojet e sigurimit (foto e shkëptur nga video)

Këngëtari Justin Timberlake, gjatë këndimit në një ndër koncertet që po mban në Austin, Texas, ka ndërprerë këndimin pasi ka parë se një adhurueses iu desh ndihmë mjekësore.

43 vjeçi ishte duke performuar këngën e tij të famshme “Cry Me a River”, ndërkohë që në fund të këngës ai ndaloi këndimin në mënyrë që t’i ndihmonte adhuruese duke i thirrur rojet e sigurimit dhe duke kërkuar që të ndizeshin dritat, raporton Daily Mail.

VIDEO:
 

“Na falni të gjithë, një sekondë, një sekondë. Na duhet pak ndihmë këtu, pesë rreshta më poshtë”, ka thënë Timberlake.

Më pas ai pret për pak momente dhe e pyet adhuruesen “a je mirë?”, para se të jap pëlqimin me anë të gishtit të madh të dorës e të thotë “s’ka problem”.

“ Mirë, jemi mirë”, shton Timberlake ndërkohë që fillon të duartrokas bashkë me publikun.

Justin Timberlake, në koncert në Austin, Texas

Një adhuruese prezente në audiencë tregoi se një gruaje që ishte ulur para saj i duhej ndihmë.

“Fatmirësisht, në afërsi patëm doktorë dhe ajo mori ndihmën që i duhej”, ka thënë adhuruesja, ndërkohë që nuk u bë e ditur se çfarë lloj ndihme i është dashur adhurueses tjetër.

Ky ishte koncerti i dytë, si pjesë e turneut që Timberlake po mban në SHBA.