Adhuruesit e filmave janë mahnitur me trailerin e ri të projektit të fundit kinematografik të regjisorit M Night Shyamalan, me titull “Trap”.
Filmi në fokus e ka një baba i cili e shoqëron vajzën e tij tinejxhere në një koncert. Aty, kryepersonazhi i portretizuar nga aktori Josh Hartnett, zbulon se i gjithë koncerti është organizuar për ta vënë në kurth një vrasës serik të cilin policia ka kohë që e përndjekë. Në fakt, vrasësi është pikërisht ai, për çka e bija e tij dhe njerëzit përreth nuk e kanë as idenë më të vogël.
Duke marrë parasysh që filmat e Shyamalanit janë të famshëm për ngjarjet e papritura e misterioze, është pothuajse e pashmangshme që në komplot të ketë shumë më tepër nga sa duket në shikim të parë.
“Trap” fillon transmetimin nëpër kinema nga 9 gushti.