Showbiz

Jon Bon Jovi arrin ta bindë një grua që të mos kërcejë nga ura

Pamje nga ngjarja

Pamje nga ngjarja

Legjenda e rock-ut, Jon Bon Jovi raportohet të ketë ndihmuar një grua në ankth, e cila ishte gati të kërcente nga një urë në Nashville, Tennessee të SHBA-së, të martën mbrëma.

Departamenti i Policisë në Nashville ndau një video të këngëtarit Bon Jovi dhe ekipit të tij që ishin në urën e këmbësorëve “John Seigenthaler” kur gruaja po qëndronte në mënyrë të pasigurt mbi lumin Cumberland, raporton BBC.

Bon Jovi, 62 vjeç dhe të tjerë folën me gruan dhe e ndihmuan të kthehej në urë, ka bërë të ditur policia. 

Bon Jovi dukej se në ato momente ndodhej në Nashville duke xhiruar një video muzikore në urë, sipas pamjeve të postuara në mediat sociale.

Në videon e publikuar nga policia, një grua e veshur me ngjyrë të kaltër shihet duke u mbajtur pas hekurave të urës, teksa qëndronte në pjesën e jashtme të saj. Në video shihen njerëz të tjerë që e kalojnë gruan, dhe pak më poshtë urës, ekipi i Bon Jovi dukej se po vendoste pajisjet e kamerës.

Pas rreth një minute, Bon Jovi shkon te gruaja dhe me ndihmën e një gruaje tjetër, dyshja e kthejnë atë në vendkalimin e këmbësorëve në urë.

Njerëz të tjerë kalojnë pasi gruaja është e sigurt dhe Bon Jovi e përqafon atë.

Pak minuta më vonë pamjet e policisë tregojnë Bon Jovin duke u larguar nga ura bashkë me gruan.