Këngëtari i mirënjohur, John legend, ka treguar se gruaja e tij, modelja Chrissy Teigen, e ka lënduar qafën ndërsa përpiqej të bënte akrobacione në shtëpi.
“Ajo e lëndoi qafën duke u munduar të bëhej si një lloj akrobate, gjë që nuk është. Ndonjëherë ajo është e guximshme dhe provon të bëjë gjëra”, ka thënë John për The Entertainment Tonight.
Ai ka shpjeguar se ajo tani është mirë, po ka thënë se gruaja e tij mund të jetë inspiruar nga e bija 8 vjeçe Luna.
“Mendoj se e ka tepruar duke e shikuar Lunan. Luna është duke bërë gjimnastikë që një kohë, por Chrissy mendonte se mund ta provonte të bënte disa lëvizje dhe nuk ishte ide e mirë”, ka treguar tutje këngëtari.

Në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, Chrissy ka thënë se “kam dashur të bëj qëndrimin në kokë”, gjë që shkoi keq.
John dhe Chrissy janë bashkë që nga viti 2006. Ata janë martuar në dy ceremoni të ndryshme në vitin 2013 dhe kanë tre fëmijë.