Këngëtari me famë botërore, John Legend, ka folur për herë të parë për akuzat që ndaj reperit P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Diddy Combs, me të cilin vitin e kaluar kishe një bashkëpunim.
Në një intervistë për CNN, Johhn ka thënë se është “tronditur” nga paditë që mori kolegu i tij Diddy si dhe videoja që doli në shesh, ku shihet reperi duke ushtruar dhunë fizikë ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares, Cassie.
“Isha i tmerruar nga përshkrimet që bëheshin në padi kundër z.Combs, të cilat i kam lexuar para se të dilte në shesh videoja. Absolutisht është një rast që duhet të sillet në dritë kur ndodh”, ka thënë John.
Sulmi fizik ndaj Cassiet, fillimisht u përmend në dokumentet e padisë që ajo ngriti kundër Combs gjatë fundit të vitit të kaluar, padi kjo e cila u zgjidh nën instanca private menjëherë të nesërmen.
“Qëndrimi im gjithmonë është që të iu besohet grave kur bëjnë këso lloj akuzimesh dhe të sigurohemi se do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur”, ka thënë John duke shtuar se këto gra duhet të dëmshpërblehen dhe se sulmuesit e tyre duhet të marrin përgjegjësi.
Ai gjithashtu ka thënë se gjërat për të cilat akuzohet Combs janë të turpshme dhe i dëshiron më të mirat Cassiet si dhe të gjitha viktimave të tjera që pretenduan se u abuzuan nga reperi.
Ndaj Combs janë ushtruar tetë padi, përfshirë edhe të të Cassiet, ku akuzohet për dhunim, trafikim me qenie njerëzore, shantazh, dhunim seksual e një sërë akuzash të tjera, që u ushtruan nga fundi i vitit të kaluar.
Combs i ka mohuar të gjitha akuzat, derisa doli në shesh videoja, në të cilët ai shihet në korridorin e një hoteli duke ushtruar dhunë fizike ndaj Cassiet.
Pas publikimit të kësaj videoje, Combs përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram, ka kërkuar falje publike, ndërkohë që shtatë nga paditë kundër tij mbeten ende aktive.
Lexo edhe:
Del një video ku shihet P. Diddy duke e rrahur ish-të dashurën - KOHA.net
50 Cent kritikon videon me kërkim falje që bëri P.Diddy - KOHA.net
P.Diddy paditet për herë të shtatë brenda gjashtë muajsh - KOHA.net