Ylli i njohur i Hollywoodit, Joe Manganiello, e ka quajtur të pavërtetë arsyetimin e ish-bashkëshortes, Sofia Vergara, për ndarjen e tyre.
“Ajo thjesht nuk është e vërtetë. Ne u munduam të bëjmë fëmijë për një vit e gjysmë dhe biseduam përgjatë muajve të parë bashkë. I kam thënë se nëse nuk dëshiron të kesh fëmijë, të kuptoj. Vetëm më trego dhe është në rregull. Por nuk është kjo çështja dhe i jam betuar se nuk do ta lërë asnjëherë për arsyen që s’do të bëjë fëmijë dhe nuk e lash për këtë”, ka thënë Joe për revistën Men.
Sofia ka thënë se martesa i ishte prishur sepse burri i saj ishte më i ri dhe donte të bënte fëmijë kurse ajo nuk donte të bëhej nënë e vjetër dhe ndihej sikur nuk do të ishte e drejtë për beben.
“E respektoj kushdo që e bën, por kjo gjë nuk është për mua më. Bëra një djalë kur isha 19 vjeçe, tani ai i ka 32 vjet dhe jam gati për t’u bërë gjyshe, jo nënë. Prandaj nëse dashuria vjen, ai duhet të vijë më fëmijët e tij. Tani gjithashtu jam në menopauzë, është thjesht natyra e gjërave”, pati thënë Sofia për El Pais.