Se mosha është vetëm numër e dëshmon këngëtarja dhe aktorja e famshme amerikane, Jennifer Lopez.
Ajo ka publikuar një video në rrjetin social Instagram ku shihet duke u stërvitur në ambient të hapur.
JLO u pa e veshur në ngjyrë rozë me rroba palestra, diku në një natyrë të bukur.
54-vjeçarja dikur pati thënë se do t'i vazhdojë stërvitjet trupore “deri në moshën 90-vjeçare nëse është e mundur”.
Ajo është shumë e njohur për këngë të famshme e role të mëdha, por edhe për jetën private.