Autorja e mirënjohur e franshizës “Harry Potter”, J.K. Rowling, e cila akuzohet si “transfobike”, ka thënë se nuk do t’ua pranojë kurrë kërkimfaljen aktorëve protagonistë të filmit, Emma Watson dhe Daniel Radcliffe, të cilët treguan haptas se janë përkrahës të të drejtave të transgjinorëve.
Daniel Radcliffe dhe Emma Watson janë deklaruar më parë në mbështetje të personave transgjinorë pas komenteve të bëra nga autorja, 58-vjeçare.
“Të famshëm që radhiten me lëvizjet e ndryshme që bëhen për të ndërhyrë në të drejtat e grave, për të cilat kaq shumë kemi luftuar dhe që përdorin platformat e tyre për të nxitur përkrahës të ndërrimit të gjinisë së të miturve, mund t’i kursejnë kërkimfaljet për detransgjinorët e traumatizuar dhe gratë e pa mbrojtura që qëndrojnë në një gjini”, ka thënë Rowling, raporton Unilad.
Ky koment i saj vjen pasi një komentues i tha se është duke pritur që aktorët e famshëm Emma Watson e Daniel Radcliffe t’i kërkojnë falje autores pasi janë përkrahës të transgjinorëve.
Komentet e Rewlingut vijnë pas fjalëve kontroverse që e rrethuan atë ndër vite, e cila akuzohet nga komentuesit e rrjeteve sociale se është transfobike.
Në qershor të vitit 2020, ajo shpërndau një artikull që kishte këtë titull: “Opinion: Krijimi i një bote më të mirë për njerëzit që kanë menstruacione, pas pandemisë Covid 19”.
“’Njerëzit që kanë menstruacione’. Jam e sigurt që ka pasur një fjalë për këta njerëz. Dikush të më ndihmojë. Wumben? Wimpund? Woomud?”, pati shkruar ajo përkrah postimit.
Ndërkohë që Rowling u kundërshtua nga komentuesit, yjet e Harry Potterit, Radcliffe dhe Watson treguan mbështetjen e tyre për komunitetin transgjinor.
Radcliffe pati kërkuar falje për “dhimbjen” që shkaktuan komentet e Rowlingut duke shkruar një ese për LGBTQ dhe organizatën The Trevor Project.
Në anën tjetër, Watson u ka thënë ndjekësve të saj transgjinor se ajo “dhe shumë njerëz të tjerë do të ju respektojnë e do të ju duan për atë që jeni”.
Pastaj Rowling vazhdoi diskursin e saj për komunitetin transgjinor në rrjetin social “X”, duke bërë postime rreth një doktori britanik që këshillon adoleshentët rreth orientimit seksual.
Ajo më parë ka bërë të qartë se nuk do ta tërheqë vendimet e saj dhe mendimet për transgjinorët.
Ka shtuar se nuk do t’i fshijë postimet kur i drejtohet një burri me “burrë”.
Ajo ka thënë se më përpara do të pranonte të burgosej për dy vjet se sa të i referohej një transgjinori në mënyrën që ai parapëlqen sepse kjo mënyrë është një mohim i sforcuar i realitetit dhe rëndësisë që ka gjinia.
