Showbiz

Jessica Biel tregon se si ishte afër ta braktiste shoubizin

Jessica Biel

Jessica Biel

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Jessica Biel, ka zbuluar se nëse projekti filmik “The Sinner” nuk do të arrinte sukses, ajo do ta linte shoubizin.
Aktorja ka pasur telashe të shumta me projektin filmik “The Sinner”, pasi themeloi kompaninë e saj të produksionit “Ocean Studios” dy dekada më parë bashkë me shoqen e saj, producenten Michelle Purple.

Ajo në podcastin e “The Bright Side” ka folur hapur rreth vështirësive që pati, të cilat gati e bënë të hiqte dorë krejtësisht nga shoubizi.

“Dyert nuk po hapeshin, ani pse isha për kohë të gjatë në këtë biznes. E filluam me Michellen, kur isha 22 vjeçe dhe për 10 vjetët e parë nuk patëm fare sukses. Patëm shumë vështirësi të shpalosnim diçka”, ka thënë ylli.

Jessica ka treguar se ato kanë punuar pa ndalur duke u munduar të merrnin projekte, por kur e bënë projektin filmik “The Sinner” gjërat filluan të ndryshonin.

“Kur më në fund filluam të shisnim atë projekt, unë e Michelle e shikuam njëra -tjetrën dhe ajo tha: ‘nëse nuk e shes këtë seri, do ta lë shoubizin’ dhe pastaj edhe unë e thashë të njëjtën gjë. Nuk do të vazhdoj ta bëj këtë. Nëse ky projekt nuk shitet, nuk e di më çfarë duan njerëzit, nuk e di çfarë t’ju ofroj, nuk po e kuptoj këtë biznes më. Pastaj e shitëm. Ishte shumë e çuditshme”, ka treguar Jessica.
“The Sinner” debutoi në vitin 2017 dhe u shfaq me katër sezone. Më pas ky serial fitoi çmimin “Golden Globe” dhe audiencë të madhe.

Jessica eksperiencën me kompaninë e saj të produksionit e quajti shumë të mirë e modeste.

“Nuk mendoj se shoubiznesi në përgjithësi, në asnjë lloj mënyre, të jetë punë e lehtë. Ka të bëjë me shumë mund. Ka shumë punë që bëjmë që kurrë s’dalin në pah”, ka thënë ndër të tjera Jessica.