Showbiz

Jessica Biel tregon cila është gjëja më e mirë që ka përjetuar si nënë

Jessica Biel

Jessica Biel

Aktorja Jessica Biel, ka treguar se gjëja më e mirë që ka përjetuar si nënë e dy djemve është të luajë lojëra me ta.

42 vjeçja ka dy djem, Silias dhe Finneas, me bashkëshortin, këngëtarin Justin Timberlake.

“Kam një djalë nëntëvjeçar dhe një trevjeçar. Gjëja më e mirë që kam përjetuar si nënë është loja me ta. Mendoj se loja me fëmijët e mi është shumë argëtuese. Mundje, loja me katrorë lego, ndërtimi i tyre, noti, luajtja e sporteve, leximi bashkë. Më pëlqen të kalojë kohë me ta dhe më pëlqen të përlyhem nëpër dysheme me ta duke luajtur. Më pëlqen kjo gjë që vjen nga të qenit nënë e djemve”, ka thënë Jessica për Pople’s Kids.

Së fundmi ylli ka theksuar se ajo dhe Justin, mundohen të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët. 

“Asnjëherë nuk e kemi bërë këtë, tani kemi dy fëmijë. Kanë kaluar katër koncerte. Nuk e di se si do t’ia bëjë ai, por do ta tejkalojmë edhe këtë disi”, ka thënë aktorja.