Aktorja e njohur amerikane, Jessica Biel, ka thënë se martesa me yllin e muzikës, Justin Timberlake ëshë punë në progres.
Ajo ka thënë se gjithnjë mundohet të gjejë balancin në marrëdhënie me burrin e saj ndërkohë që ai gjendet në turne.
“Është gjithnjë punë në progres. Gjithnjë ka të bëjë me gjetjen e një balanci, duke u munduar të gjejmë kohën për të qenë të bashkuar. E falënderoj Zotin për platformat si Zoom e Facetime. Për prindërit që nuk mund të jenë gjithnjë të pranishëm, këto gjëra kanë qenë me të vërtetë ndihmë. Tërë kohën mundohemi të gjejmë kohën të jemi të pranishëm personalisht, në mënyrë që ai të kalojë kohë me fëmijët”, ka thënë Jessica për emisionin “The View” në ABC.

Ajo ka treguar se tani që kanë dy fëmijë është edhe më vështirë pasi Justin është në turne.
“Nuk e kemi bërë këtë asnjëherë më parë, është e lodhshme. Deri tani janë mbajtur katër koncerte. Nuk e di si do t’ia bëjë ai apo ne por do t’ia dalim disi”, ka thënë ndër të tjera aktorja.
Ndërkohë Jessica ka lansuar librin për fëmijë “Libri i Fëmijëve Për Menstruacionet” dhe ka shpjeguar se dëshiron që fëmijët e saj të dinë më shumë për shëndetin riprodhues të femrave, në mënyrë që të dinë se nëpër çfarë kalojnë shoqet e tyre apo partneret e tyre në të ardhmen.

“Ishte si aksident. Shëndeti riprodhues i femrave gjithnjë ka qenë i rëndësishëm për mua. Më është dukur temë e rëndësishme të fillohet të flitet për të, në mënyrë që të mos jetë ndonjë gjë e fshehtë apo stigmatizim dhe t'u jap prindërve dhe të rinjve informacione rreth ndryshimeve trupore”, ka shpjeguar ylli.
Ajo ka thënë se mendon që është me rëndësi që fëmijët e saj të dinë për ndryshimet trupore që ju ndodhin anëtarëve të familjes.
“Unë kam menstruacione dhe dua që djemtë e mi të dinë së nëpër çfarë procesi po kaloj, dua të jenë mbështetës edhe kur të rriten e të bëhen partner të dikujt. Kur isha e re e kur po mësoja për shëndetin gjenital, ndaheshim në djem dhe vajza dhe dukej sikur po mësonim diçka të fshehtë apo misterioze dhe nuk ishte ndjenjë e mirë”, ka treguar aktorja.
Jessica Biel dhe Justin Timberlake janë lidhur në vitin 2007 dhe janë ndarë për pak kohë në vitin 2011. Më pas ata e rregulluan lidhjen, u martuan në vitin 2012 dhe bashkë kanë dy djem.
