Emra të njohur të Hollywoodit, si Jessica Alba, Lily Gladstone e Kate Mara, janë ftuar t’i bashkohen Akademisë së Filmit, Artit dhe Shkencës.
Organizata botërore, e cila qëndron prapa ngjarjes se madhe të ndarjes së çmimeve “Oscar”, ka marrë përsipër “njohjen e punës dhe nderimin” e industrisë së filmit, pasi kanë inspiruar artistët e rinj për ta ruajtur historinë e filmit. Akademia ka vendosur ta zgjerojë listën e ftesave duke ftuar 487 artistë e ekzekutivë përreth 19 kategorive, shkruan DailyMail.
Ylli i filmit “Killers of The Flower Mon”, Lily Gladstone, është emëruar përkrah aktores Jessica Alba si dhe yllit të filmit “Black Mirror”, Kate Mara.

Emra të tjerë që janë përfshirë në ftesa këtë vit, përfshijnë artistë si Da’Vine Joy Randolph, Catherine O’Hara, Jason Clarke dhe Tia Carrere.




Organizata ftoi 19 fitues të çmimit “Oscar” dhe 71 të nominuar. 56 për qind të anëtarëve të rinj vijnë nga 56 vende apo territore që janë jashtë Shteteve të Bashkuara.
Shefi ekzekutiv i Akademisë, Bill Kramer, si dhe presidentja Janet Yang kanë thënë në një deklaratë të përbashkët se janë të shumë të entuziazmuar të mirëpresin klasën e anëtarëve të sivjetmë të Akademisë.

“Këta artistë nga mbarë bota që janë jashtëzakonisht të talentuar dhe profesionalë patën ndikim të madh në komunitetin tonë filmbërës. Ata që janë ftuar konsiderohet të kenë dalluar vetveten përmes punës që bënë duke kontribuar tek filmi”, thuhet në deklaratën e tyre.
Ndërkohë është cekur se ata që pranojnë ftesën nga Akademia do të jenë të vetmit të shtuar në anëtarësimin e sivjetmë.