Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka nisur pushimet e saj verore larg nga Amerika.
Ajo u fotografua duke buzëqeshur dhe duke marrë rreze në bordin e një jahti në Itali të martën, më 18 qershor.
Lopez e cila dukej për mrekulli me veshje të markës “Dior” nuk ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj, aktorit, Ben Affleck.
Kjo vjen pak pasi një burim tha për “People” se Lopezi, 54 vjeç, ka bërë plane për të udhëtuar këtë verë, mes tensioneve në martesën e saj me Affleck, 51 vjeç.
Kompania që organizon koncerte “Live Nation” njoftoi gjithashtu më 31 maj, kur Lopez anuloi turneun e saj të planifikuar, se themeluesja e “Delola” po mundohet të ndajë kohë "për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë".
Ndërkohë, mes tensioneve në martesë, Lopezi dhe Afflecku janë përpjekur në heshtje të shesin shtëpinë në vlerë prej 61 milionë dollarësh në Beverly Hills që e blenë së bashku në vitin 2023.

Ylli i “Marry Me” ka vazhduar të jetojë në shtëpi, ndërsa Affleck është duke qëndruar në një shtëpi tjetër disa kilometra larg. Pavarësisht kësaj, burimet kanë thënë për “People” se dyshja “shihen me njëri-tjetrin shumë shpesh”.
Sipas raportimeve çifti ka ruajtur miqësinë, duke marrë pjesë në ngjarje të përbashkëta familjare. Së fundmi ata morën pjesë në festën e diplomimit për djalin e Affleck, Samuel, 12 vjeç, së bashku me ish-bashkëshorten e Affleck, Jennifer Garner, në një shtëpi me qira në Brentwood të Kalifornisë, derisa mbanin unazat e tyre të martesës.
Lopez gjithashtu postoi një mesazh të përzemërt për bashkëshortin e saj në Instagram për nder të Ditës së Babait të dielën, 16 qershor, duke e quajtur atë "heroi ynë".
Aktorja dhe këngëtarja është nënë e binjakëve 16-vjeçarë, Max dhe Emme, të cilët i ka me ish-bashkëshortin, Marc Anthony. Ndërkaq, përveç Samuelit, Affleck ka gjithashtu fëmijët Violet, 18 vjeç dhe Seraphina, 15 vjeç me aktoren 52 vjeçe Garner.
Në vitet e kaluara, çifti Lopez-Affleck kanë bërë disa udhëtime në Francë dhe Itali gjatë verës, duke përfshirë gjatë muajit të mjaltit në vitin 2022 në Milano dhe Liqenin e Komos, dhe një udhëtim për ditëlindje në ishullin e Caprit.
Këngëtarja e “Jenny from the Block” është shprehur se “nuk është një adhuruese e madhe e pushimeve”, por ka folur vazhdimisht për dashurinë e saj për Italinë.
