Showbiz

Jennifer Lopez reflekton mbi ngjarjet e fundit që i ndodhën në jetë

Jennifer Lopez në "Interview Magazine"

Jennifer Lopez

Këngëtarja e njohur me prejardhje latine, Jennifer Lopez, në një intervistë më “Interview Magazine”, ka treguar mbi ngjarjet që karakterizuan së fundmi jetën e saj.

Duke bashkëbiseduar me komedianen Nikki Glaser, për “Interview”, ajo ka përmendur anulimin e turneun të saj botëror si dhe divorcin me aktorin, Ben Affleck.

Biseda në mes të komedianes dhe këngëtares ka filluar rreth rolit të saj në filmin “Unstoppable”, ku luan rolin e Judy Robles, nënë e atletit Anthony Robles, i cili kishte lindur me një këmbë dhe u bë një ndër mundësit më të mirë.

Glasier, përmes pyetjeve në intervistë, lidhi përkushtimin e Lopezit ndaj rolit të saj, me vështirësitë që pati me vetëvlerësim të ulët në jetën reale.
 

“Gjatë gjithë jetës time jam munduar të tregoj se mjaftoj. Të kesh të bësh me ndjenjat se ‘je e mjaftueshme që kur ke qenë shumë e re’ është diçka që nuk mund ta kuptosh për një kohë të gjatë, sepse nuk e sheh veten në atë mënyrë, të duket sikur nuk ke bërë mjaftueshëm. Diçka po të nxit të vazhdosh, diçka i nxit vendimet e tua dhe nuk e din se pse”, ka thënë Lopez.

Ajo ka thënë se këto ndjenja motivoheshin nga  mendimi që kishte kur ishte fëmijë, mendimi se po e injoronin, për shkak se ishte fëmijë i klasës së mesme. Prindërit  e saj punonin shumë, ndërkohë që ajo ndihej se nuk ishte e rëndësishme, sikur nuk ishte prioritet.
 

“Kjo gjë të hyn thellë në brendi, mendoj se prindërit e tu po bëjnë gjithçka që munden. Edhe tash që jam prind vet, kam shumë më shumë empati për atë nëpër të cilën kanë kaluar ata. I dua prindërit e mi, por gjithashtu te vetja i shoh efektet e mënyrës e si kanë qenë ata dhe si janë rritur. Nuk e kupton shumë mirë derisa këto lloj gjërash nisin të manifestohen te ti në jetën e përditshme si një i rritur”, ka thënë Lopez.

Biseda pastaj u kthye kah ndodhitë e fundit të jetës së saj, të cilat nuk kanë qenë të lehta për të.
Puna në filmin “This Is Me...Now” me titull të njëjtë si albumi i saj, e ka bërë këngëtaren të thoshte me vete: “Uau kam arritur deri këtu”.

“Jam mirë. E kam bërë tërë atë punë dhe shiko ku kam përfunduar dhe pastaj mu duk sikur e gjithë bota ime shpërtheu”, ka thënë artistja.

Lidhja tejet e bujshme që pati me Affleckun, gjë që i bëri të ribashkohen pas dekadash filloi të merrte edhe më shumë vëmendje në muajin gusht, kur Lopez dorëzoi dokumentet për divorc.
 

Tani duket se ajo po shikon përpara e jo prapa.

“Tash jam e entuziazmuar kur them se do të jem vetëm. Po, nuk jam duke e kërkuar askënd, sepse gjithçka që kam bërë për këto 25-30 vitet e fundit, të qenit nëpër situata të ndryshme sfiduese, çfarë dreqin do të mund të bëj kur të jem vet duke fluturuar? Po sikur të jem thjesht e lirë?”, ka thënë Lopez, e cila ka bërë të ditur se nuk është në lidhje romantike dhe nuk po planifikon të jetë.

Filmi “Unstoppable” pritet të lansohet në mënyrë të limituar në muajin dhjetor.