Showbiz

Jennifer Lopez organizon ndejë para ditëlindjes

Jennifer Lopez feston në Hamptons

Jennifer Lopez feston në Hamptons

Këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, e cila do ta festojë ditëlindjen e saj të 55-të më 24 korrik, gjatë vikendit ka bërë një ndejë me temë të veshjeve të serialit “Bridgerton”, shkruan revista People.

Ndeja u bë në Hamptons dhe e pranishme ishte edhe nëna e saj Guadalupe, e cila kishte veshur një fustan me ngjyrë të kaltër e me detaje me dantellë.

Guadalupe, nëna e Jennifer Lopezit me dy miq

Shumë të ftuar të tjerë u panë duke shkuar në ndejë, ndërkohë që burri i Jenniferit, aktori Ben Affleck, nuk u pa askund. Ai është parë në Los Angeles, ndërkohë që në gisht mbante unazën e martesës.
Ndërkohë Page Six ka shkruar se ende nuk dihet nëse Beni ka qenë i pranishëm.

Ben affleck me unazë në LA, Jenniferi në Hamptons

Para fillimit të ndejës, Jenniferi postoi disa fotografi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku shkroi se “kjo do të jetë një ditë shumë e mirë”.

Vitin e kaluar, për ditëlindje, Jenniferi e kishte organizuar një festë në shtëpinë e saj, bashkë me Benin. Ajo pati shkruar se ishte shumë mirënjohëse që ishte e rrethuar me njerëz të mirë ndërkohë që po kalonte një periudhë shumë të mirë të jetës.

Çifti Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, aktualisht po bëjnë jetë ndaras, ndërkohë që mbajnë unazat e martesës dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me thashethemet për ndarjen e tyre.

Këto thashetheme filluan të qarkullonin në muajin maj që kur Jennifer u shfaq e vetme në ngjarjen më të madhe të modës METBall, ku ishte nikoqire.