Ylli i mirënjohur i Hollywoodit, me prejardhje latine, Jennifer Lopez, ka thënë se inteligjenca artificiale prej se është lansuar ka qenë diçka shumë frikësuese.
Këngëtarja ka treguar se sa e keqe mund të jetë kjo teknologji pasi e ka parë veten në reklama ku shiten produkte të bukurisë, e fytyra e saj paraqitet me rrudha, ndërkohë që imazhet janë të manipuluara.
“Është shumë e frikshme, menjëherë e pamë që na i vodhi fytyrat, prandaj PO, AI-ja është shumë e frikshme”, ka thënë Lopez, për Variety, duke shtuar se megjithatë duhet të respektohet kjo teknologji në mënyrë që të shfrytëzohen mundësitë që ajo i ofron.
Së fundmi ajo ka bërë një film që quhet “Atlas”, në të cilin bëhet fjalë për AI-në dhe luan rolin kryesor duke u munduar ta shpëtojë botën nga kërcënimi i i kësaj teknologjie.
“Mendoj se ky film shfaq shumë mirë se si AI-ja mund të përdoret për keq dhe se si mund të përdoret për mirë”, ka thënë Lopez përgjatë premierës së filmit në Los Angeles.