Showbiz

Jennifer Lopez i tregon tri arsyet që e bëjnë të lumtur

Jennifer Lopez

Artistja Jennifer Lopez është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan pjesë nga jeta e saj private dhe nga bota artistike.

Ajo ka publikuar “regjistrin e falënderimeve” ku tregoi se për çka është mirënjohëse në jetën e sja.

“Regjistrimi i falënderimeve: Trupi im – duke punuar shumë, por ende më shumë se kurrë. Njerëzit që ma mbajnë zemrën plot. Momentet e vogla që bëhen kujtimet më të dashura”, ka shkruar Lopez në Instagram.

Ajo i ka pyetur edhe ndjekësit e saj se për çka janë mirënjohës.

Lopez ka krijuar një lidhje të veçantë me aktorin Kevin Costner, pas ndarjes së të të dyve nga partnerët e tyre të mëparshëm.

Burime të ndryshme sugjerojnë se ata janë në kontakt të vazhdueshëm që nga takimi i tyre në Aspen dhe planifikojnë të darkojnë së bashku në javët e ardhshme.