Showbiz

Jenna Ortega rrëfen përjetimet e këqija që pati nga AI-ja

Jenna Ortega

Jenna Ortega

Aktorja e njohur, Jenna Ortega, ka fshirë llogarinë e saj në rrjetin social “x”, ish-Twitter, pasi i janë dërguar fotografi të sajat me përmbajtje eksplicite të krijuara me inteligjencë artificiale.

Në intervistën për New York Times, Ortega ka folur hapur për mesazhet që mori në këtë rrjet social kur ishte 12 vjeçe e kur luante në serialin “Jane the Virgin” si dhe imazhet eksplicite të krijuara me inteligjencë artificiale.

“E urrej AI-në, mendoj, ja përse: AI-ja mund të përdoret për gjëra të pabesueshme. Mendoj se këto ditë kam parë artikuj që shkruanin se AI-ja mund të detektonte kancerin e gjirit vite para se të bënte progres sëmundja. Kjo është e bukur, por le ta mbajmë për këso qëllimesh”, ka thënë Ortega.

Jenna Ortega në serialin Jane The Virgin" ku luante rolin e Janeit të vogël

Por kur bëhet fjalë për krijime te këqija, si imazhet eksplicite, ajo ka tjetër qëndrim.

“A më pëlqeu të krijoja llogari në Twitter kur isha 12 vjeçe sepse më duhej ndërkohë që më vinin mesazhe me imazhe eksplicite të mijat të krijuara me këtë inteligjencë? Jo. Është tmerruese. E korruptuar. Është gabim”, është shprehur aktorja.

21-vjeçarja ka thënë se kur i kishte 12 vjet mori mesazhin e dërguar nga dikush në Twitter me përmbajtje tejet eksplicite dhe ka thënë se "ishte vetëm fillimi i asaj që pa në të ardhmen".

Ylli i serialit “Wednesday” ka shpjeguar se krijimi i një llogarie ne Twitter mendohej të ishte një mënyrë për ta ndërtuar imazhin si aktore, por përmbajtja e mesazheve ishte tejet e shpifur për të.

“Ishte gërditëse dhe më bënte të ndihem keq, më bëhej të ndihem jo-rehat. Prandaj e kam fshirë llogarinë, sepse nuk mund të thoja asnjë pa parë diçka me përmbajtje të tillë. Një ditë kur u zgjova nga gjumi vetëm thash me vete se nuk më duhej kjo më dhe e fshiva.”, ka thënë tutje Ortega.