Këngëtarja me famë botërore, Janet Jackson, në një intervistë ekskluzive për “BBC” ka thënë se askush nuk e ka pyetur në fëmijëri se a është dëshirë e saj të bëhet këngëtare.
Ajo ishte nëntëvjeçare kur shkroi këngën e parë, në vitin 1975.
Vëllezërit e saj më të mëdhenj, të cilët tashmë ishin yje botërorë, vetëm sa ishin kthyer nga një turne 10-mujor që patën bërë nëpër botë. Ndërkohë që ata po pushonin, s’kishte kush ta argëtonte Janetin, e cila shkoi në studion e shtëpisë së saj në Encino të Kalifornisë, ku incizonin këngët, dhe filloi të incizonte një këngë të cilën e kishte quajtur Fantasy.
“Këngën e muzikën i kam bërë të gjitha vet duke luajtur edhe vegla muzikore”, ka treguar këngëtarja duke shtuar se në mbrëmje shkoi për të fjetur duke mos menduar edhe aq për punën që bëri, por të nesërmen kur u kthye nga shkolla, pa që vëllai i saj Michael, po e dëgjonte këngën.
“Më vinte turp. Dera e studios ishte e hapur dhe Mike po e dëgjonte këngën. Mendoj se edhe Randy po e dëgjonte, babai im, i cili më tha se do të këndojë dhe unë i thash ‘JO’ dhe se dua të studiojë ekonominë”, kujtoi Janet.

Ajo më pas ka treguar se kur babai i saj Joe i thoshte fëmijëve të bënin diçka, ata rreshtoheshin menjëherë duke mos e kundërshtuar.
“Ishte e vështirë të argumentoja me të, shikoni se ku i ka drejtuar vëllezërit e mi. Prandaj thash në rregull, do ta provojë”, thotë ylli.
Gati 50 vjet më vonë, Janet është një nga këngëtaret më të suksesshme në mbarë botën.
Albumet e saj “Control” dhe “Janet” kanë pasur më shumë se 100 milionë shitje dhe kanali i muzikës MTV e ka shpallur atë ikonë. Në vitin 1990 ajo arriti majat duke u bërë gruaja e parë që u nominua për çmimin e producentes më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”.
Ajo ka thënë se nuk i pëlqen shumë të flasë e të bëj intervista “sepse nuk më duket vetja shumë e mirë në to”.
Asaj i pëlqen të qenit nënë duke thënë se e do çdo minutë të mëmësisë. Djali i saj i parë është Eissa lindi në vitin 2017.

Janet, në vitin 1984 ishte martuar me James DeBargen, nga i cili u divorcua një vit më vonë.

Në vitin 1991 ajo u martua me Rene Elizondo Jr. Ata u divorcuan në vitin 2003.
Në vitin 2012 ajo u martua me Wissam Al Mana, me të cilin e ka djalin Eissa dhe u divorcua pesë vjet më vonë.