Showbiz

Janë në proces divorci, por Ben Affleck i bën dhuratë speciale Jennifer Lopezit

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Pavarësisht se procedura e divorcit po vazhdon, artistja, Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck kanë shkëmbyer dhurata për Krishtlindje.

Sipas “Page Six”, Affleck i bëri një dhuratë shumë domethënëse Lopezit, duke i blerë një libër të nënshkruar nga aktori i njohur Marlon Brando, të cilin thuhet se aktori e ka gjetur në librarinë “Mystery Pier Books” në Los Angeles. 

Ben Affleck me librat e blerë


Pronari i dyqanit ka deklaruar për këtë medium se aktori “ka blerë disa libra” para se të takonte ish-gruan e tij  në një drekë në Soho House.

“Ben i dhuroi librin Jenniferit sepse ajo është adhuruesja e Brandos dhe, për më tepër, kostumi i i saj që pati veshur për spektaklin ‘Super Bowl’ ishte i krijuar si frymëzim nga Marlon Brando”, ka thënë një burim.

Sipas këtij burimi, dhuratat ishin kryesisht për fëmijët e njëri-tjetrit, por ata kanë shkëmbyen edhe disa gjëra të vogla për njëri-tjetrin për të festuar.

“Nuk ishte diçka e tepërt, por një veprim i thjeshtë për të festuar Krishtlindjet. Ben dhe Jennifer kanë mbetur miq, pavarësisht se procedurat e divorcit po vazhdojnë”, ka shtuar burimi.

Lajmi për shkëmbimin e dhuratave vjen disa ditë pas raportimeve se çifti ende nuk po mund të ndahen plotësisht nga njëri-tjetri. 

Lopez dhe Affleck

“Ata kanë qëllim të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit, pavarësisht se nuk janë në lidhje dashurie. Ben dhe Jennifer janë ende të lidhur dhe komunikojnë kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre”, ka shpjeguar një tjetër burim për Page Six.

Për ditën e Krishtlindjeve, Affleck kaloi kohë me ish-gruan e tij Jennifer Garner dhe fëmijët e tyre, Violet, 19 vjeç, Fin, 15 vjeç dhe Samuel, 12 vjeç. 

Sipas revistës “People”, fëmijët kanë kërkuar që prindërit e tyre të kalonin festën së bashku dhe ata kanë rënë dakord.

“Jen thjesht dëshiron që fëmijët e saj të jenë të lumtur. Ajo do të vazhdojë të sigurohet që ata të kalojnë kohë së bashku si një familje dhe të përfshijnë Ben-in. Fëmijët gëzohen kur kalojnë kohë të gjithë së bashku”, ka thënë një burim i afërt me familjen e Affleckut e Garnerit.