Në komentet që u publikuan, pasi këngëtarja, Jennifer Lopez, kërkoi të divorcohej nga aktori, Ben Affleck, aktorja e mirënjohur Jane Fonda, e cila është shoqje Lopezit, ka shprehur shqetësimin e saj për martesën e çiftit dy vjet më parë, shkruan US weekly.
86 vjeçja, ka vite që është e afërt me Lopezin, pais ishin njoftuar gajtë xhirimeve tw filmit “Monster In Law”, por aktorja dy vjet më parë, në dokumentarin e Lopezit, “The Greatest Love Story Never Told”, për romancën e çifti pati thënë se “dëshironte shumë që të funksiononte”.
“Por duket sikur jeni duke u munduar më shumë të dëshmoni diçka se sa ta shijoni dashurinë që keni”, pati thënë Fonda ndërsa fliste në telefon me Jenniferin. Ajo i thotë këngëtares se gati në çdo fotografi ata janë duke u puthur ose përqafuar.
Ndërkohë, Jenniferi i përgjigjet duke i thënë “jemi thjesht ne të dy duke jetuar jetën” e Jane i thotë se ajo është duke u përkushtuar shumë dhe mund ta pësojë në fund.
Çifti fillimisht u fejuan në vitin 2002 dhe e anuluan dasmën dy vjet më vonë. Pas 20 vjetësh ata u ribashkuan, përmirësuan marrëdhënien dhe u martuan në vitin 2022
Ben kur u nda nga Jenniferi herën e parë në vitin 2004 pati thënë se vëmendja e medias që ka Jenniferi i pati penguar dhe se nuk po mund të vendosnin kufij si çift sidomos rreth mediave.
Ditë më parë Jennifer vet paraqiti kërkesën për divorc nga Beni, pa asnjë avokat, në ditën e përvjetorit të martesës së tyre.
Në dokumente ajo ka përmendur 26 prillin si datën e ndarjes, ndërkohë që burimet të afërta i kanë thënë Page Six, se ajo po ndihet e poshtëruar pasi ishte Beni ai që nxiti ribashkimin e tyre në vitin 2021.
Ajo gjithashtu ka kërkuar që ta rikthej mbiemrin e beqarisë, Lopez, pasi kur u martua me Benin ajo mori mbiemrin e tij.
Një tjetër burim i ka thënë revistës People se këngëtares “i mbaroi durimi dhe nuk do të presë më, data që bëri kërkesën për divorc, flet shumë”
Fox News, ndërkohë ka shkruar se në unazën e martesës me diamant të gjelbër, që Bën ia pati dhuruar Jenniferit, shkruhet “nuk jam duke shkuar askund”, shprehje kjo që ai pati përdorur në fund të letrave që i dërgonte Jenniferit ndërkohë që tentonte të ri-niste lidhjen romantike me të.

