Aktorja e njohur Jane Fonda ka treguar një histori të jashtëzakonshme, duke thënë se ka arritur të frikësojë një ari që kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe po afrohej te shtrati i nipit të saj, Malcolm.
87-vjeçarja, e cila jetonte në një zonë të egër në New Mexico, po kujdesej për nipin e saj—djalin e vajzës Vanessa Vadim, ka theksuar se e gjeti kafshën e egër duke nuhatur pranë foshnjës.
Historia u bë e njohur gjatë një interviste në podcastin e platformës Netflix "Skip Intro", ku Fonda dhe djali i saj, aktori 51-vjeçar Troy a'Donovan Garity, rrëfyen këtë moment të pabesueshëm, ka raportuar FemaleFirst.
“Ajo e shtyu një ari të dilte jashtë dhomës së saj!”, ka thënë Troy, duke sqaruar se në mes të natës Fonda kishte dëgjuar një zhurmë dhe ishte ngritur për të parë se çfarë po ndodhte. "Kur u kthye në dhomë, dera ishte e dëmtuar dhe ariu kishte hyrë brenda".
Duke treguar se si kishte reaguar, Fonda ka thënë se kishte hapur krahët dhe kishte lëshuar një britmë të fuqishme për ta trembur kafshën.
Aktroja ka sqaruar se kishte mësuar kohët e fundit se si të përballej me një ari nëse ndodhej shumë afër.
“Duhet të bëhesh i madh dhe të tregosh forcë”, ka thënë ajo, duke shtuar me humor se për të krijuar efektin e duhur kishte hapur mantelin e saj të banjës.
Pasi u tremb, ariu urinoi në tapetin e dhomës përpara se të largohej, por nuk u largua menjëherë.
“Ai u ul pranë derës dhe më shikonte. Dhe po, unë e shtyva jashtë”, ka treguar ylli.