Film

James Bondi i vjetër “zgjedh” 007-in e ri

Pierce Brosnan

Foto: Associated Press

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Pierce Brosnan, i cili njihet për rolin e tij të spiunit të famshëm 007, në filmat “James Bond”, ka thënë se e aktori Aaron Taylor-Johnson do të ishte adekuat për ta luajtur Bondin në filmin e ri.

Aaron Taylor-Johnon, Foto: AP


“Mendoj se Johnsoni i ka të gjitha karakteristikat e duhura për ta luajtur Bondin”, ka thënë aktori në emisionin “The Ray D’Arcy’.

Pierce ka punuar më parë me Aaronin në dramën e vitit 2009 “The Greatest” dhe u impresionua kur dëgjoi se ish-bashkëpunëtori i tij do të marrë një nga punët e tij të vjetra.

“Pata luajtur bashkë me të, me Cerry Mulliganin e Susan Sarandonin në ‘The Greatest’ dhe njëmend në atë film ai ishte ‘më i madhi’. Pra ‘po’ i kam lexuar lajmet se i është ofruar të luajë rolin e Bondit, do t'ia hiqja kapelën për këtë”, ka thënë Pierce.

Më pastaj ai u pyet se çfarë do ta këshillonte aktorin e ri për rolin e Bondit ndërkohë që ai u përgjigj se gjithçka që i duhet është t'i pëlqejë ajo që bën.

Pierce pati luajtur në rolin e James Bondit që nga viti 1995 deri më 2002.

Komentet e Pierceit vijnë pasi edhe një aktor tjetër që pati luajtur në rolin e 007-it, George Lazenby, ka thënë se Aaron Taylor-Johnson i ka karakteristikat e duhura për t'u bërë agjenti i famshëm.

Thuhet se shefat e studios televizive “Eon Production”, e cila qëndron prapa franshizës “007”, i ka bërë ofertë aktorit Aaron për rolin në fjalë.

Një burim ka thënë për The Sun se Aaronit i është ofruar roli, vetëm pritet që ta pranojë. 

“Oferta formale i është bërë, vetëm po presin që ai të kthejë përgjigje. Sa i përket produksionit, Aaroni do ta nënshkruajë kontratën në ditët në vijim dhe pastaj do përgatiten për dhënien e lajmit të madh”, ka thënë burimi.