Showbiz

Jada Pinkett Smith e bën Instagramin e saj privat pas disa postimeve për gratë

Jada Pinket Smith

Jada Pinket Smith

Jada Pinkett Smith e ka bërë Instagramin e saj privat pas një postimi për marrëdhëniet njerëzore, sidomos për ato që prekin gratë.

Aktorja 52-vjeçare ka hequr qasjen e publikut në profilin e saj në platformën e mediave sociale, pasi kishte postuar të hënën se “një gruaje i është thënë se DUHET t’i përkasë dikujt”.

Ajo ndau një citim në faqen e saj ku shkruhej: "Një burrë mund të ZGJEDHË t'i përkasë dikujt. Dhe nëse e bën... ai konsiderohet fisnik. Një gruaje i thuhet se DUHET t'i përkasë dikujt ose ... ajo nuk është e denjë."

Gjatë fundjavës, Jada bëri një postim në Instagram me disa foto teksa i tha lamtumirë verës. Ajo publikoi foto duke përfshirë një selfie në plazh dhe po ashtu një video me një burrë të paidentifikuar.

Disa ndjekës spekuluan për burrin misterioz, duke bërë shaka se ishte bashkëshorti i saj 55-vjeçar, aktori Will Smith.

Dyshja, të cilët u martuan në natën e Vitit të Ri në 1997, kanë së bashku fëmijët Jaden, 26, dhe Willow, 23 vjeç, ndërsa Will ka djalin Trey, 31, me ish-bashkëshorten, Sheree Zampino.