Film

Jackie Chan u përgjigjet adhuruesve të shqetësuar për shëndetin e tij

Jackie Chan

Jackie Chan

Foto: Associated Press

Aktori i mirënjohur, Jackie Chan, së fundmi ka festuar 70-vjetorin e lindjes, shkruan Entertainment Tonight.

Ai ka thënë se ka shumë shokë që i dërgojnë një fotografi nga interneti duke i thënë se  janë të shqetësuar për shëndetin e tij dhe përmes një postimi falënderues ndaj adhuruesve i siguroi ata që është mirë me shëndet.

“Dua ta shfrytëzoj rastin për të ju thënë të gjithëve të mos shqetësohen! Është vetëm një dukje e një personazhi, rolin e të cilit po përgatitem ta luaj në një film të ri. Ky personazh ka flokë e mjekër të thinjur dhe duket i vjetër. Ndër vite, gjithmonë kam qenë i gatshëm të provoj gjëra të reja sa i përket filmave. Kam 62 vite në industrinë e showbizit dhe e vlerësoj çdo moment sepse jam me fat ende mund të bëj xhirime sot e kësaj dite”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram ku ndau disa fotografi nga e kaluara.

Ai vazhdoi duke treguar se i pëlqen shumë të luajë nëpër filma dhe i do të gjithë adhuruesit duke i falënderuar edhe për urimet e ditëlindjes.

“Qëndroni të gjithë të lumtur dhe të shëndetshëm”, ka thënë ylli.

Chan gjithashtu ka shkruar se para asaj dite, të gjithë shokët i thonin “Jackie do të bëhesh 70 vjeç!”. Duke shtuar se çdo herë që e dëgjonte këtë numër, zemra i ndalej për një sekondë, dhe ju kujtua vëllai i tij Sammo Hung, i cili i kishte thënë se “të jesh në gjendje të plakesh duhet të jesh me fat”. 

“Sidomos për ne akrobatët, në nuk e i dimë sa me fat jemi që kemi mundësi të plakemi”, ka shkruar tutje aktori.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, është bërë e ditur se Chan do të bashkëpunojë me yllin Ralph Macchio për të ri-bërë rolet e tyre përkatëse për versionin e ri të filmit “Karate Kid”, i cili pritet të lansohet gjatë këtij viti.