Jennifer Garner, ish-gruaja e aktorit të mirënjohur Ben Affleck, e ka inkurajuar atë që t’i zgjidhë problemet me gruan e tij Jennifer Lopez, me të cilën është raportuar se kanë probleme martesore.

“Garner e mbështet plotësisht marrëdhënien që ai ka me Lopezin dhe dëshiron që ai të jetë i lumtur”, ka thënë të martën një burim për Us Weekly.
Ky burim gjithashtu ka thënë se Garner e kupton se si fama ndonjëherë mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet ndërmjet çifteve.

Gjatë javës së kaluar është raportuar rreth ndarjes se Affleckut dhe Lopezit, pasi që Lopez u shfaq e vetme në ngjarjen më të rëndësishme të modës, MET Gala, ku ishte bashkënikoqire.

Affleck pati thënë se nuk mund të ishte i pranishëm në atë ngjarje sepse ishte i zënë me xhirimet e një filmi.
Lexo edhe: