Një anëtare e sigurimit në Festivalin e Filmit në Cannes, është bërë virale pasi fillimisht u pa në një video duke ngutur këngëtaren Kelly Rowland të tejkalonte tepihun e kuq, ndërkohë që ajo kthehet dhe i thotë të mos i flasë në atë mënyrë. Të njëjtën gjë, anëtarja e sigurimit e ka bërë edhe me aktoren Maissel Tavaras.
Tani, kjo anëtare sigurimi u bë virale për të tretën herë, pasi ajo nguti tek shkallët edhe një tjetër yll, aktoren koreane Yoona, e cila u kthye për t'i përshëndetur adhuruesit, shkruan The Daily Beast.
Finding out that security racist woman at Cannes did the same thing to yoona on the red carpet??? Like why is she still there and not fired after Kelly rowland’s situation ???? pic.twitter.com/X3JnpLUXAd
— Rockville⁷🇬🇭🇬🇧 (@4lynnie_NY) May 25, 2024
Yoona nuk ka bërë ndonjë reagim, por videoja ku shihet anëtarja e sigurimit duke e ngutur atë, nxiti shumë komente negative për taktikat e vrazhda që ka përdorur kjo anëtare sigurimi ndaj yjeve që janë me ngjyrë.
Në një tjetër video, anëtarja e njëjtë e sigurimit, shihet duke ngutur edhe një tjetër yll, aktoren domenikane Maissel Taveras, e cila po ashtu kthehet duke dashur të qëndrojë më shumë në shkallë, ndërsa ajo dëshironte të shfaqte bishtin e gjatë të fustanit të saj, mbi të cilin kishte të printuar figurën e Jezu Krishtit.
Ndërkohë që nuk dihet se çfarë u ka thënë yjeve anëtarja e sigurimit, të tria videot janë bërë virale nëpër rrjete sociale e media.
Lexo edhe:
Massiel Taveras bashkëndien me Kelly Rowlandin pas incidentit të njëjtë në Cannes - KOHA.net