Këngëtarja e njohur Ice Spice ka thënë se kritikët i kanë ndihmuar në jetë, duke cekur se është falënderuese ndaj tyre.
24-vjeçarja ka mësuar t’i vlerësojë kritikat dhe ka thënë se në të vërtetë ato e kanë bërë më të fortë e të mos dorëzohet.
“Kur njerëzit më pyesin se si ia dal me ata që nuk më duan, them se nuk më intereson, sepse kam pasur sukses, kam arritur atë që dua në jetë. Mund të jem falënderuese për ata që flasin keq për mua, për njerëzit që më mbështesin. Jam falënderuese për kritikën”, ka thënë Ice, për revistën Rolling Stone.
Përveç kësaj, reperja ka pranuar se shqetësohet për marrëdhënien që ka me rivalen e saj, këngëtaren Latto.
“Mund ta kuptoj garën që bëhet në mënyrë shoqërore, por mendoj se në këtë pikë ku ka arritur tash duke sikur shaka që as nuk të bën për të qeshur”, ka thënë ajo.
Megjithatë Ice insiston se nuk ka ndonjë problem real ndërmjet tyre.
“Mendoj se nëse do të kisha folur ndonjëherë me të do ta pyesja se ku qëndron problemi, sepse nuk kemi asnjë problem real, për sa më përket mua”, ka shpjeguar ajo.
Në anën tjetër Ice ka thënë se i ka pëlqyer dueli i profilit të lartë që ndodhi ndërmjet reperëve Drake dhe Kendrick Lamar.
“Mua më pëlqen muzika prandaj e vlerësoj sportivitetin e saj, më duket ‘cool’”, ka thënë ajo.