Showbiz

Hugh Jackman para se të bëhej i famshëm argëtonte fëmijët si palaço

Hugh Jackman

Hugh Jackman

Aktori i njohur Hugh Jackman, para se të bëhej i famshëm ka punuar si palaço dhe shkonte t’i argëtonte fëmijët nëpër festa të ditëlindjeve.

“Më parë kam marrë me qira veshjen e palaços, unë dhe shoku im Stan shkonim t’i argëtonim fëmijët nëpër festa të ditëlindjeve dhe as që kishim ndonjë aftësi të veçantë”, ka thënë ai, në emisionin Hot Ones.

Ndërkohë shoku i tij i ngushtë, aktori Ryan Reynolds, ka bërë shaka duke thënë se ata i plaçkisnin njerëzit pasi s’kishin talent.

“Ata i plaçkisnin njerëzit, kështu ia dilnin mbanë”, ka thënë aktori.

Hugh ka treguar se çfarë i ka ndodhur në njërën nga këto festa.

“Theva rregullin tim dhe shkova t’i argëtoja disa fëmijë 8 vjeç. Gjithmonë e kam ditur se do të mi zbulonin marifetet dhe e bënë. Fëmija që kishte ditëlindjen i bërtiti nënës duke i thënë se ‘ky palaço është kot’, pastaj i mora disa vezë, të cilat i theva të gjitha dhe fëmijët mu hodhën sipër. Fitova 50 dollarë dhe nuk ia vlejti fare”, ka treguar Hugh.