Showbiz

Hugh Jackman dhe Sutton Foster konfirmojnë lidhjen

Hugh Jackman dhe Sutton Foster

Hugh Jackman dhe Sutton Foster

Aktorët, Hugh Jackman dhe Sutton Foster kanë konfirmuar lidhjen e tyre, pasi të dy u ndanë nga bashkëshortët e tyre, Deborra-Lee Furness, përkatësisht Ted Griffin. 

Në një moment romantik, Foster dhe Jackman u shfaqën së bashku në një darkë në Santa Monica, Kaliforni, më 6 janar, sipas fotografive të bëra nga revista People.

Që nga viti 2023, të dy janë përballur me ndryshime të mëdha në jetën e tyre. 

Jackman dhe bashkëshortja e tij për gati 30 vjet, Deborra-Lee Furness, njoftuan ndarjen e tyre në shtator të vitit 2023, ndërsa Foster, 49 vjeçe, kërkoi divorc nga bashkëshorti i saj për 10 vjet, Ted Griffi, një vit më vonë, në muajin tetor.

Një pjesë e spekulimeve online që sugjeronin se lidhja e Jackman dhe Foster kishte kaluar në një nivel romantik ishte afërsia e padiskutueshme që ata patën gjatë punës së tyre së bashku në ringjalljen e projektit filmik “The Music Man” në vitin 2022.

Para se të bëhej publike lidhja e tyre, shumë momente të ëmbla nga intervistat e tyre u shpërndanë.

Për shembull, Foster ka folur për aktorin, gjatë punës së tyre për rolet kryesore si Marian dhe Harold në filmin “The Music Man”.

“Ai ka një reputacion të pakrahasueshëm për të qenë njeriu më punëtor, jashtëzakonisht i sjellshëm, bujar e gjithçka, kjo është e vërtetë”, pati thënë Foster për Vogue në vitin 2022.

Jackman ishte bërë një nga miqtë e saj më të mirë, sepse ajo ka thënë se mendon që “është vërtet argëtuese të njoftosh miq të ri pas moshës 40-vjeçare”.

Foster gjithashtu ka folur për kiminë që kishin në skenë, e cila shpesh dukej sikur ata po dilnin nga rolet.

“Një nga gjërat që na tha regjisori në fillim ishte që kur shihni dy karaktere që bien në dashuri, duhet të kërkoni momentet ku ata bëjnë njëri-tjetrin të qeshin. Pra, kjo ka lindur prej asaj dhe është një moment spontan që është ndryshe çdo natë. Është një vijë e hollë midis Haroldit e Marianas, apo Hugh dhe Sutton”, pati shpjeguar fituesja e çmimit Tony.

Ndërkohë, Jackman ka qenë i hapur për admirimin e tij të gjatë për Fosterin dhe punën e saj.

“E pashë atë të luante në ‘Thoroughly Modern Millie’, kur ishe 4-vjeçare. Kam parë gjithçka që ka bërë. Është e mahnitshme”, pati thënë ai në një intervistë me Seth Meyers në vitin 2022.

Foster ka qenë e martuar më parë me Christian Borle, kurse më vonë me Griffin dhe gjithmonë kanë qëndruar të heshtur për ndarjen e tyre.

Sutton Foster dhe Ted Griffin

Në anën tjetër ish-çifti Jackman dhe Deborra-Lee, pati njoftuar për ndarjen në muajin shtator të vitit 2023, duke thënë se familja e tyre, duke përfshirë fëmijët Oscar, 24 vjeç dhe Ava, 19 vjeç, do të mbetet prioritet.

Hugh Jackman dhe Debora Lee Furness

“Jemi të bekuar që kemi ndarë pothuajse 3 dekada së bashku si burrë dhe grua në një martesë të mrekullueshme e të dashur. Tani udhëtimi ynë po ndryshon dhe kemi vendosur të ndahemi për të ndjekur rritjen tonë individuale”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të tyre për revistën People, më 15 shtator.

Në muajin maj 2023, Deborra-Lee, 69 vjeçe, pati treguar se si po kalon tash që është beqare.

“Kam mësuar se jam e fortë dhe e qëndrueshme dhe se ne, të gjithë, jemi një evolucion i vazhdueshëm”, pati thënë ajo për People.