Showbiz

Holland i kishte kërkuar babait të Zendayas miratimin për fejesë me të

Tom Holland dhe Zendaya

Tom Holland dhe Zendaya

Aktori Tom Holland i kishte kërkuar babait të Zendayas, Kazembe Ajamu Coleman, miratimin për fejesë përpara se t’i propozonte Zendays, kanë zbuluar burime për TMZ.

Sipas burimeve të afërta me çiftin, ylli i filmit “Spider-Man”  “për muaj të tërë” kishte zhvilluar takime me babain e Zendays, në mënyrë që të kërkonte dorën e vajzës së tij për martesë.

Raportohet se ky ishte një hap i rëndësishëm për Holland, pasi ai është shumë tradicional dhe e ndjeu të nevojshme të siguronte miratimin e Kazembe para se të bënte propozimin.

Kazembe, natyrisht, e pranoi kërkesën, dhe burimet thonë se familja e Zendayas është shumë e emocionuar për këtë kapitull të ri në marrëdhënien e saj me Hollandin. Madje, sipas këtyre burimeve, familja e Zendayas e pëlqen shumë të dashurin e saj dhe e sheh atë si “një djalë të shkëlqyer”.

Raportohet se Holland ka pritur disa muaj për të bërë propozimin, pasi po priste momentin e duhur.

TMZ kishte raportuar fillimisht se Holland i propozoi Zendayas në një nga shtëpitë e familjes së saj në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së festave, mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Fejesa u konfirmua pasi Zendaya tregoi unazën e saj të re në tapihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes”.

Zendaya me unazë në tapihun e kuq të "Golden Globes"

Propozimi ishte shumë intim, pa prani të familjeve të të dyve.

Holland dhe Zendaya u njohën për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Homecoming”, ku luajtën dy personazhe të dashuruara, Peter Parker dhe MJ. 

Ani pse pati shumë thashetheme për marrëdhënien e tyre, romanca nuk u konfirmua deri në vitin 2021, kur u panë duke u puthur në një makinë.