Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Henry Cavill, është në pritje të fëmijës së parë me të dashurën e tij Natalie Viscuso.
“Jam shumë i entuziazmuar për këtë. Të dy, unë dhe Natalie, jemi shumë të entuziazmuar. Jam i sigurt që do të shihni shumë më shumë nga kjo”, ka thënë ai për Access Hollywood.
Natalie dhe Henry kanë tre vjet që janë në lidhje. Ata e bënë publike marrëdhënien përmes rrjetit social Instagram në vitin 2021, kur aktori ndau një foto ku shihen bashkë duke luajtur shah.
Natalie punon prapa skene në industrinë e filmit dhe besohet se çifti është njoftuar aty përgjatë pandemisë Covid19.
“Vite më parë janë njoftuar Henry me Natalien, ndërkohë që fillimisht ishin shokë, shoqëria e tyre u shndërrua në romancë përgjatë pandemisë Covid19”, ka thënë një burim për MailOnline.
“Nëse do të kem fëmijë një ditë, dua të jem ai babai që vrapon pas tyre. Dua të jem baba i shëndetshëm”, pati thënë Henry për revistën Men’s Health në vitin 2017.