Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Hellen Mirren, ka treguar se nëna e saj e ka këshilluar që asnjëherë të mos ketë frikë nga plakja.
Ndërsa aktorja po i afrohet moshës 80-vjeçare me një karrierë katërdekadëshe ka treguar se nëna e saj i ka thënë se plakja është proces natyral.
“Është natyra, është diçka që ndodhë dhe siç thonë njerëzit me plakjen vjen edhe përvoja e veçantë jetësore, që të ndihmon të kuptosh faktin e plakjes. Nëna ime më ka dhënë këshillën më të vlefshme: ‘kurrë mos u frikëso nga plakja’”, ka thënë aktorja për ENews.
Ajo, adoleshentëve që plakjen e konsiderojnë si diçka të kohës së largët, ju thotë se të plakurit është diçka “cool”, ndërkohë që thotë se jeta ka të bëjë me rrezikim.
“Duhet të ndërmarrësh risqe. Gjithmonë kam pasur këtë mendim: ‘bëj atë që të frikëson më shumë sepse të sfidon dhe ka një arsye se pse frikësohesh nga ajo gjë. Në flasim për suksesin gjatë gjithë kohës, por, në të vërtetë suksesi ndërtohet nga dështimet”, ka thënë 78-vjeçarja.
Ylli gjithashtu ka cekur se gabimet i sheh si diçka pozitive, pasi gjithmonë ka mësuar prej tyre.