Showbiz

Heidi Klum dhe të famshëm të tjerë në kostumet e Halloweenit

Heidi Klum

Heidi Klum

Modelja me famë botërore, Heidi Klum, e cila njihet si “mbretëresha” e kostumeve të festës së “Halloweenit”, bashkë më burrin e saj Tom Kaulitz, janë veshur si jashtëtokësorë duke u inspiruar nga personazhet e filmit klasik të vitit 1982, nga regjisori Steven Spielbergut “Extra -Terrastrial”.

Tom Kaulit dhe Heidi Klum

Sikur Klum, më kostum të inspiruar nga ky film është veshur edhe ylli Janelle Monae, e cila ishte e pranishme në emisionin e këngëtares Jennifer Hudson.

Ndër të famshëm të tjerë, që Hollywood Reporter i ka cilësuar si të veshur më së miri për këtë festë, është edhe ylli televiziv Paris Hilton, e cila kishte dy kostume.

Ajo, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka postuar disa fotografi, në të cilat shihet e veshur me kostum të këngëtares Britney Spears, nga videoklipi i saj i famshëm “Baby One MoreTime”.

“It’s Britney... 😉 të dua ikonë”, ka shkruar Hilton në postim.

Ylli ka postuar edhe disa fotografi të tjera e veshur si personazhi Mia Wallace, nga filmi “Pulp Fiction”, rolin e së cilës e luan aktorja Uma Thurman.

Këngëtarja Selena Gomez, bashkë me partnerin e saj janë veshur si personazhe nga filmi “Liza në botën e çudirave”.

Këngëtari Ed Sheeran ka bërë shaka duke u veshur si një fotografi e montuar e tij, në të cilën duket sikur të jetë një majmun.

“Urrejtësit do të thonë se është AI”, ka shkruar ai pasi ndau fotografinë me kostum në llogarinë e tij në Instagram.

Aktorja Halle Bailey është veshur sikur personazhi Jinx, në filmin e vitit 2002 të franshizës James Bond, “Die Another Day”, rolin e të cilës e luan aktorja e famshme Halle Berry.

Kim Kardashian është maskuar në tërësi si aligator albin. Ajo ka postuar video dhe fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat shihet bashkë me ekipin e saj duke e krijuar kostumin.