Showbiz

Halle Berry reagon ndaj thashethemeve për marrëdhëniet intime me Billy Bob Thornton

Helle Berry

Halle Berry

Aktorja e njohur, Halle Berry, ka reaguar ndaj thashethemeve se ka pasur marrëdhënie intime me kolegun e saj nga filmi “Monster’s Ball”, Billy Bob Thornton.

58-vjeçarja ishte mysafire në podcastin e Dax Shepardit “Armchair Expert”, ku mohoi thashethemet se ka fjetur me aktorin në vitin 2001 gjatë xhirimeve të filmit “Monster’s Ball”.

“Kemi pasur një skenë shumë eksplicite”, ka thënë Berry, performanca e së cilës ka bërë që për herë të parë një grua me ngjyrë të fitonte çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë.

Ajo, thashethemin, e ka quajtur “legjendë urbane”, duke e mohuar të ketë ndodhur në jetën e përditshme.

“Ishte bërë legjendë urbane se ne ishim duke kryer marrëdhënie intime përnjëmend. E kam dëgjuar dhe thjesht nuk është e vërtetë. Më ka çmendur gjithë këto vite dhe nuk kam folur publikisht rreth kësaj teme”, ka thënë aktorja.

Në filmin në fjalë, Berry luan rolin e Leticia Musgrove, e cila fillon një romancë me një zyrtar policor që quhet Hank Grotowski, rolin e të cilit e luan “Thornton”. Hank asiston ekzekutimin e njeriut me të cilin ishte e martuar Leticia. Ata lidhen përmes traumave që kanë përjetuar. Ata dalin për të ngrënë darkë dhe pastaj shkojnë në shtëpinë e Leticias ku dehen gjë që i shtyn të kryejnë marrëdhënie intime, skenë e cila mbahet mend nga publiku.
 

Aktorja e filmit “X-Men” ka shpjeguar në podcast se Thornton në atë kohë ishte i martuar me aktoren e mirënjohur Angelina Jolie.

“Ai ka pasur një grua, të cilën e respektoj. E njoh Angien dhe ajo nuk do ta bënte problem një xhirim të tillë. I përkrah gratë. Unë bëj shumë gjëra, por nuk do të fle me burrin e ndonjërës”, ka thënë Berry, e cila gjithashtu ka qartësuar edhe disa thashetheme të tjera duke thënë se nuk ishte në lidhje romantike me Spike Lee e as me Eddie Murphyn.

Thornton gjithashtu ka folur rreth këtyre thashethemeve.

“Jo jemi aktorë. Bëjmë punën që duhet ta bëjmë dhe të dy ishim profesionistë”, pati thënë ai në emisionin “Sway in the Morning” në vitin 2012.