Showbiz

Berry: Jam lodhur duke qenë e vetmja afroamerikane me “Oscar” për aktoren më të mirë

Halle Berry

Halle Berry

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur Halle Berry ka thënë ndihet e lodhur duke qenë e vetmja grua me ngjyrë në historinë e “Oscarit” që ka fituar çmimin për aktoren më të mirë, ka raportuar CNN.

Aktorja bëri histori në vitin 2002 kur u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin për rolin kryesor nga Akademia e Filmit, për performancën e saj në filmin “Monster’s Ball”.

Në episodin e fundit të podcastit “What Now?” të Trevor Noah, Berry ka theksuar se që në atë kohë e kuptoi se fitorja e saj ishte më e madhe se vetë ajo.

Disa aktore me ngjyrë kanë fituar çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor. E sivjet Cynthia Erivo nga filmi “Wicked” ka mundësinë të bëhet e para që ndan këtë arritje me Berryn.

“Shpresoj që këtë vit dikush të qëndrojë pranë meje. Shpresoj që të ndodhë, sepse jam lodhur duke qenë e vetme në atë hapësirë”, ka thënë Berry në podcast.

Megjithatë, edhe nëse nuk ndodh, aktorja e filmit “X-Men” ka theksuar se ajo u zgjodh për atë moment që të ishte simbol i mundësisë.

“Besoj se fitorja ime pati ndikim dhe shërbeu për këtë qëllim”, ka shtuar ajo.

Momenti i fitores së Halle Berryt në “Oscar” mbetet një nga më të paharruarit në historinë e ceremonisë.

Momenti kur Berry pati fituar çmimin “Oscar”: