Showbiz

Gwen Stefani tregon pse e dashuron Blake Sheltonin

Blake Shelton dhe Gwen Stefani

Blake Shelton dhe Gwen Stefani

Këngëtarja, Gwen Stefani, ka treguar se çka bën burri i saj, Blake Shelton, çdo ditë për t’ia kujtuar asaj pse ra në dashuri me të.

Ajo ka thënë se ndihet shumë e lumtur me të pasi ai është njeri shumë i mirë.

“Puna është që nuk mund ta kaloj asnjë ditë ku Blake nuk më bën të qeshi. Nuk ka rëndësi se çfarë është duke ndodhur. Ky njeri ka shumë durim dhe shumë mirësi në zemrën e tij. Më bën të lumtur çdo ditë e më shumë”, ka thënë Stefani në emisonin “The Jennifer Hudson Show”.

Këngëtarja e grupit të njohur “No Doubt” ka bërë të ditur se “e qeshura” është pjesë e pashmangshme e jetës, diçka që të gjithë e duan prandaj ka thënë se ndihet me fat që është e martuar me dikë që sjellë këtë lloj lumturie tek ajo.

48 vjeçi, Shelton, më parë e pati krahasuar lidhjen e tij me Stefanin, me atë të këngëtares Taylor Swift dhe sportistit Travis Kelce.

“Besoj se lidhja e tyre do të zgjasë. Ata po shfaqen në sy të të gjithëve, nuk po fshihen nga askush dhe asgjë. Mendoj se është gjë e mirë kur del e ju thua të gjithëve se jeni bashkë dhe nuk të intereson se çfarë të thonë të tjerët. Kështu kemi bërë edhe unë e Gwen”, pati thënë ai në emisionin “The Pat McAfee Show”.

Ai gjithashtu pati pranuar se është adhurues i anëtarit të ekipit të futbollit amerikan, Kansas City Shefs, Travisit.

“Më pëlqen personaliteti i tij, është shumë shakaxhi. Edhe vëllai i tij. Jam adhurues i të dyve”, ka thënë Shelton.