Showbiz

Grupi K-pop “NewJeans” pezullon përkohësisht aktivitetin artistik

NewJeans

NewJeans

Foto: Associated Press

Grupi i njohur i K-pop-it, “NewJeans", ka njoftuar për një pauzë të papritur të aktiviteteve artistike, duke u thirrur në ndikimin e rëndë mendor dhe emocional të betejës ligjore me kompaninë diskografike “Ador”. Lajmi u bë publik gjatë një koncerti të suksesshëm në Hong Kong të dielën, vetëm disa ditë pasi një gjykatë në Korenë e Jugut ka konfirmuar një vendim që e ndalon grupin të kryejë aktivitete muzikore apo komerciale të pavarura, ka raportuar CNN.

Grupi ka befasuar mbi 11,000 fansa në festivalin "ComplexCon" në Hong Kong, duke shpallur "pauzë nga respektimi” i vendimit të përkohshëm të gjykatës. Më herët, Gjykata Qendrore e Seulit vendosi në favor të kompanisë “Ador”, duke argumentuar se përpjekjet e grupit për t’u shkëputur dhe për të ndryshuar emrin mund të dëmtojnë seriozisht reputacionin e kompanisë.

Duke folur në skenë, anëtarja Pham Ngoc Han, e njohur si Hanni, ka deklaruar se vendimi për të “ndaluar të gjitha aktivitetet… nuk ishte i lehtë”, por ka shtuar se “besojmë se kjo është diçka që duhet ta bëjmë”. Anëtaret e grupit, të njohur si “lepujt” nga fansat e tyre, lexuan mesazhe të përgatitura në gjuhën koreane dhe angleze, ndërsa zhgënjimi i publikut ishte i dukshëm.

Danielle Marsh, e njohur si Danni, u shpreh: “Sado të forta përpiqemi të qëndrojmë, kjo situatë po na shkakton një dëm të madh mendor dhe emocional”. Grupi prej pesë anëtaresh ka pretenduar vazhdimisht se kontrata e tyre me “Ador” është e pavlefshme, duke akuzuar kompaninë për “manipulim”, “keqkomunikim të qëllimshëm” dhe ngacmim në vendin e punës.

Nga ana tjetër, “Ador” ka argumentuar se “NewJeans” mbetet ende nën kontratë dhe nuk mund të kryejë aktivitete pa miratimin e tyre. Kompania diskografike, një degë e Hybe, gjiganti i K-pop-it që ka prodhuar grupe si BTS, ka mohuar akuzat për keqtrajtim, duke deklaruar për CNN se shumica e pretendimeve të grupit “kanë lindur nga keqkuptime”. Padia e ngritur nga "Ador" do të dëgjohet në tërësi më 3 prill.

Në një deklaratë pajtuese, të ndarë me CNN përpara koncertit në Hong Kong, “Ador” shprehu mbështetje për performancën, me kusht që të kryhej nën emrin “NewJeans” dhe jo "NJZ". Grupi u duk se e trajtoi çështjen me kujdes, duke mos shfaqur asnjë nga emrat në ekranet e skenës, ndryshe nga emrat e grupeve të tjera pjesëmarrëse.

Pavarësisht kësaj, emri "NJZ" u shfaq shkurtimisht si pjesë e vizualeve në sfond, ndërsa disa anëtare të grupit mbanin çorape me mbishkrimin “Chapter NJZ". Një shtand në festival shiste mallra me logon "NJZ", ku fansat kaluan orë të tëra në radhë për të blerë suvenire.

“Pa marrë parasysh çfarë emri kemi apo çfarë kohësh të vështira kalojmë, momentet me ju janë arsyeja pse ne bëjmë këtë që bëjmë”, ka thënë Danni në skenë.

Grupi shmangu performimin e këngëve të tyre të mëparshme, duke interpretuar solo këngë të artistëve të tjerë përpara debutimit të këngës së re, “Pit Stop.” Në rrjetin social X, hashtagu që lidhej me “re-debutimin” e grupit është postuar nga mbi 50,000 persona brenda disa orësh që nga shfaqja.

Pavarësisht mbështetjes së fansave, vendimi i së premtes shihet si një pengesë e madhe për grupin.
Eksperti ligjor Sangrock Kho ka thënë për CNN se vendimi për të mbështetur ndalimin tregon se rasti ligjor i “NewJeans” “është ose jashtëzakonisht i dobët ose pothuajse inekzisten”. Sipas tij, gjykatat koreane zakonisht hezitojnë të vendosin ndalime që mund të dëmtojnë karrierën e artistëve.

“NewJeans” ka arritur sukses të madh në Korenë e Jugut me singlin e parë “Attention” në vitin 2022 dhe më pas me EP-në (përmbledhje këngësh) “Get Up", që përfshin këngën “Super Shy”, e cila u rendit në vendin e parë të Billboard 200 në SHBA.