Showbiz

Pas mosmarrëveshjeve ligjore grupi i njohur K-pop “NewJeans” ndërron emrin në “NJZ”

Grupi K-pop NewJeans, tani njihen me emrin NJZ

Foto: Associated Press

Grupi i njohur K-pop, "NewJeans", nga Korea e Jugut ka ndryshuar emrin dhe tani do të njihet si “NJZ”, pas një mosmarrëveshjeje ligjore të gjatë me labelin e tyre “Ador”.

CNN ka raportuar se grupi me pesë anëtare e shpalli këtë ndryshim para ditës së premte, duke konfirmuar se do të performojnë me emrin e ri për herë të parë në festivalin “ComplexCon” në Hong Kong në muajin mars, ku do të debutojnë edhe një këngë të re.

Anëtarja Pham Ngoc Han (Hanni) ka shpjeguar se ky ribrendim është një mundësi për ta kaluar periudhën e vështirë në diçka më emocionuese. 

Ajo ka shtuar se grupi nuk dëshiron që mosmarrëveshja ligjore me labelin e tyre “Ador” të shndërrohet në një barrë për karrierën e tyre.

“Ne po punojmë shumë për të zgjidhur gjithçka, që të kthehemi … në normalitet”, ka thënë Pham, duke shtuar se grupi nuk dëshiron që e kaluara me “Ador” të ndikojë në të ardhmen e tyre.

"NewJeans" u bë një nga grupet më të suksesshme K-pop në 2022 me këngën e tyre debutuese “Attention” dhe pas një viti arritën sukses ndërkombëtar me EP-në “Get Up”.

Megjithatë, tensionet me labelin e tyre “Ador” janë rritur.

Në muajin nëntor, grupi shpalli se po ndërpresin kontratën me “Ador”, duke e akuzuar për “manipulim”, “keqtrajtimin”, dhe “keqkomunikim” në vendin e punës.

“Ador” ka hedhur poshtë akuzat dhe ka pretenduar se grupi është ende nën kontratë, duke ngritur një padi dhe kërkuar një urdhër që t'ia ndalojë “NJZ” nënshkrimin e marrëveshjeve për reklama. 

Një seancë paraprake për këtë kërkesë do të mbahet në muajin mars, ndërsa padia do të shqyrtohet në muajin prill.

Megjithatë, "NJZ" është përqendruar në krijimin e muzikës së re, me një tingull unik dhe ndryshe.

Ky ndryshim emri gjithashtu mund të pasqyrojë një ndryshim krijues për grupin, i cili është njohur për praninë e tij të fortë në modë, përfshirë një sesion me prestigjiozen “Vogue” dhe angazhime si ambasadore të markave luksoze.

Pham ka theksuar se "NJZ" do të eksplorojë stile të reja mode dhe performancash, duke u larguar nga imazhi i mëparshëm drejt një pamje më të guximshme dhe eksperimentale.

Top of Form

Bottom of Form