Showbiz

Gjyqi kundër P.Diddyt është vendosur të mbahet në maj

P.Diddy në seancë dëgjimore

P.Diddy në seancë dëgjimore

Në seancën dëgjimore që është mbajtur pasditen e së enjten, në gjykatën e New Yorkut, është caktuar që gjyqi kundër reperit P.Diddy të fillojë më 5 maj të vitit të ardhshëm.

Nëna e P.Diddyt duke shkuar në gjykatë
Djemt e P.Diddyt, King dhe Justin Combs, duke shkuar në gjykatë

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, gjatë kësaj seance, ku u shfaq me rroba burgu me ngjyrë krem, iu ka dërguar puthje familjarëve të tij, të cilët ishin të pranishëm në seancë, shkruan Reuters.

Gjatë seancës para gjykatësit Arun Subramanian, Marc Agnifillo, avokat i Combs, gjithashtu ka ngritur shqetësimet rreth asaj që ai po e konsideron të pahijshme, rrjedhjen e provave të rastit nga autoritet amerikane, pretendime këto që gjykatësja Emily Johnson i ka quajtur të pabaza.

54 vjeçi është deklaruar i pafajshëm më 17 shtator për akuzat për përdorim të konglomeratit të tij biznesor, përfshirë shtëpinë disko grafike “Bad Boy Entertainment”, për të trafikuar punonjës seksi nëpër shtete të ndryshme për të marrë pjesë në performanca seksuale të incizuara, të ashtuquajtura “të çmendura” (Freak Offs).

Seanca e së enjtes ka shënuar paraqitjen e tretë të Combsit para gjykatës, që kur është arrestuar në muajin shtator.

Avokati Anthony Ricco ka thënë se të pranishëm në gjykatore ishin nëna dhe fëmijët e reperit. Ai më pas, i shoqëruar nga personat përgjegjës të U.S Marshals doli nga salla e gjyqit nga një derë anësore.

Johnson i ka thënë gjykatës se paraqitja e provave nga Prokuroria dhe administrimi i tyre nga Gjykata do të marrin të paktën tri javë. Kurse Agnifillo ka thënë se paraqitja e mbrojtjes së Combsit do të zgjasë rreth një javë.

Combs, është dërguar në mbajtje në qendrën e burgimit në Brooklyn të New Yorkut. Ekipi mbrojtës ka apeluar tri herë për lirim të menjëhershëm të tij, përfshirë dorëzani prej 50 milionë dollarësh, ndërkohë që gjykata i ka refuzuar.

Producenti dhe reperi, nëse shpallet fajtor në tri pikët e aktakuzës, do të mund të përballet me burgim të përjetshëm dhe minimum 15 vjet burgim për shantazh, trafikim seksual dhe trafikim për të marrë pjesë në prostitucion.

Prokurorët kanë deklaruar se Combs i ka droguar gratë me droga të tilla si ketaminë e ekstazi, si dhe iu ka dhënë mbështetje financiare, iu ka premtuar karrierë dhe lidhje romantike. Ai pastaj i ka përdorur incizimet eksplicite si kërcënim në mënyrë që të sigurohej që ato të qëndronin të heshtura si dhe ka vënë në dukje armët në mënyrë që viktimat e dëshmitarët të ndiheshin të kërcënuar.

Në padi nuk pretendohet se vet Combs, në mënyrë direkte është përfshirë në kontakt intim me gra, ani pse akuzohet se i ka sulmuar fizikisht. Agnifillo për aktin intim që e përshkruanin prokurorët ka thënë se është bërë pa detyrim.

Të mërkurën mbrëma, përmes një dosjeje gjyqësore, Agnifillo ka kërkuar nga Subramanian të impononte një lloj urdhri i cili do të ndalonte prokurorët dhe autoritet të rrjedhin prova nëpër media. Agnifillo i ka përmendur ato që i quante rrjedhje të paligjshme ku përfshihet një video ku shihet Combs në korridorin e një hoteli duke sulmuar fizikisht në mënyrë brutale, ish-të dashurën e tij për 10 vjet, këngëtaren, Cassandra Ventura, Cassie, në vitin 2016.

Në seancë, Johnson kërkesën e mbrojtjes e quajti “përpjekje për ta përjashtuar një provë të mallkuar”. Ajo ka thënë se prokurorët nuk do ta kishin problem të pohonin detyrimet e tyre për të mos i rrjedhur provat konfidenciale në media, por ka thënë gjithashtu se edhe mbrojtja duhet të jetë e lidhur me këtë gjë.

Johnson ka ngritur shqetësimet edhe rreth deklaratës që Agnifillo ka bërë në shtator, në një intervistë për TMZ, ku e ka quajtur rastin “tentim për ta ulur një njeri me ngjyrë e shumë të suksesshëm”. Ajo ka thënë se ky koment “përbën një akuzë se autoritetet amerikane janë përfshirë në një ndjekje penale raciste”.

“Deklarata të tilla në mënyrë serioze rrezikojnë një gjyq të drejt në këtë rast”, ka thënë Johnson.

Subramanian i ka kërkuar Agnifillos të propozojë një urdhër që do të mund t’i rregullonte deklaratat publike për të dyja palët.

Nëna dhe fëmijët e P.Diddyt duke dalë nga gjykata